Dieta Alkaline e Jetëgjatësisë

Nuk është e thënë të vdisni për të ngrënë për tu dobësuar apo për të përmirësuar shëndetin. Mjafton të bëni zgjedhjen e duhur në blerje dhe të ndryshoni ndoshta diçka në kuzhinën tuaj.
Në morinë e madhe të informacioneve që vijnë nga interneti ka dieta të mira dhe të këqija, nga ato që të ngopin apo jo. Por e vetmja dietë që lidhet me jetëgjatësinë dhe mirëqenien është ajo alkaline.
Studimi i botuar në vitin 2012 në gazetën e mjekësisë amerikane, provoi se kjo dietë redukton vdekshmërinë nga sëmundje kronike si diabeti, artriti apo hipertensioni.
Kjo dietë përbëhet nga produkte alkaline që reduktojnë acidin në trup, ambient në të cilin mbijeton çdo sëmundje.
Po çfarë duhet të hani në një dietë alkaline?
Të gjitha frutat dhe perimet e stinës;
Përfshini në dietën tuaj, hurma arabie, kërpudha, rrush të thatë dhe qitro;
Konsumoni sa më shumë spinaq, domate, rrush, avokado, kastravec, kale, brokoli, lakër, lulelakër, selino, rrepa, fiq, xhinxher, fasule, banane dhe hudhër;
Shtoni konsumin e bajameve dhe arrave;
Përdorni ‘ujë alkalin’ të cilin mund ta bëni lehtësisht në shtëpinë tuaj. Thjesht shtojini shishes tuaj të ujit limon ose lime, pak gjethe menteje dhe niveli i acidit në të bie;
Konsumoni pije të gjelbëra të bëra vetë. Shtrydhni fruta dhe perime dhe pijes shtojini në fund pak karafil për të rritur nivelin alkalin;
Blini nëse mundeni fruta dhe perime në dyqanet organike që të reduktoni nivelin e përthithjes së pesticideve dhe produkteve të tjera të dëmshme.
1 thought on “Dieta Alkaline e Jetëgjatësisë”
You must be logged in to post a comment.


fantastic submit, very informative. I ponder why the other experts of this sector don’t notice this. You should continue your writing. I’m sure, you have a huge readers’ base already!