5 Mënyra të Thjeshta për të Kontrolluar Aneminë

5 Mënyra të Thjeshta për të Kontrolluar Aneminë

Anemia ndodh kur trupi juaj ka një numër më të ulët të qelizave të kuqe të gjakut ose kur qelizat e kuqe të gjakut nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë.

Përpara se t’i drejtoheni mjekut për suplemente shtesë, nëse vlerat tuaja të anemisë nuk janë shumë të larta, më parë provoni t’i normalizoni me dietë ushqimore.

Më poshtë po ju japim pesë hapa të thjeshtë si mund ta realizoni këtë:

  1. Ushqeni shpretkën tuaj

Për të normalizuar nivelet e anemisë, duhet ta nisni nga shpretka. Kujdesuni më shumë për këtë organ pasi është ai përgjegjës për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ka disa ushqime që e përmirësojnë performancën e tij që mund t’i përfshini në dietë, si kungujt, sallata kale, spinaqi dhe të gjitha sallatat e gjelbëra.

  1. Përdorni probiotikë

Që të mos ndieni shumë pasojat e anemisë, shtoni probiotikë në dietën tuaj për një tretje sa më të mirë.

Probiotikët i gjeni me shumicë tek kefiri i bërë nga qumështi i dhisë, turshitë e ndryshme.

  1. Konsumoni produkte që përmbajnë hekur

Nivelin më të lartë të hekurit e përmbajnë mishi dhe peshku. Ndaj shtojini këto në dietën tuaj. Forma të tjera ku mund të merrni hekur, por jo në sasinë që e përmbajnë produktet e mësipërme janë arrat, fasulet, perimet si dhe mëlçia e pulës ose e viçit. Nëse jeni mishngrënës atëherë synoni mish të bagëtive të rritura në mënyrë organike, pa natibiotikë dhe në natyrë.

  1. Reduktoni stresin

Nëse jeni person vazhdimisht i stresuar, me ankth të vazhdueshëm dhe panik atëherë ju i mbani në mënyrë të vazhdueshme në presion organet tuaja. Përpiquni të reduktoni stresin e ditës, në familje apo punë sa më shumë të jetë e mundur. Bëni stërvitjet që dëshironi për të çliruar hormone negative dhe do të shihni se shpretka juaj do të funksionojë më mirë duke ulur nivelet e anemisë.

  1. Merrni në konsideratë marrjen e suplementeve shtesë

Përveç ndryshimeve dhe sugjerimeve që ju parashtruam më sipër mund të përfitoni edhe nga marrja e një vitamin B kompleks që përmban folat në të.

Ky suplement ndihmon në përmirësimin e gjendjes së shpretkës dhe për rrjedhojë anemisë.

Për një ndryshim të dukshëm po ju japim dhe disa ushqime që duhet t’i ‘zhdukni’ nga dieta nëse jeni me anemi

Sheqernat shtesë;

Çokollata e zezë; (edhe pse është e mirë në përgjithësi, kjo çokollatë përveç hekurit përmban taninë, një tip anti ushqyesi që bie ndesh me përthithjen e hekurit)

Pijet e gazuara;

Kafe apo çaj të zi.

Krunde ose tërshërë; sepse është një fibër që gjatë tretjes merr me vete edhe hekurin, duke e pakësuar atë në organizëm.

Grurin e përpunuar; dhe

Bulmetin e tepërt.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial