Petulla të Shpejta pa Miell

Kjo recetë petullash është jo vetëm e shijshme por edhe shumë e shpejtë për tu bërë. Mbi të gjitha ju mjaftojnë pak ingredientë dhe fëmijët do dashurohen me to menjëherë.
Përbërësit
2 Banane të prera;
3 Vezë;
1 Lugë kafe kanellë;
Pak kripë sipas dëshirës.
Pak vanilje nëse dëshironi për shije; dhe
Gjalpë.
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit në një tas derisa të krijohet një masë homogjene. Ngrohni pak gjalpë (ideale do të ishte të përdorni gjalpë të bërë vetë) dhe hidhini me lugë masën që dëshironi.
Piqini sa të marrin një ngjyrë të artë dhe petullat të bëjnë disa si fluska boshe.


You must be logged in to post a comment.