Sallata më e Thjeshtë dhe më e Shëndetshme

Sallata më e Thjeshtë dhe më e Shëndetshme

Përfitoni në këtë moment nga perimet e stinës që na favorizojnë të shijojmë çdo ditë një sallatë të shijshme, plot me vlera ushqimore, të lehtë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha pa kosto të larta.

Përbërësit

15 kokrra domatina (domate të vogla)

1 kastravec;

½ qepë e kuqe;

8 gjethe borzilok;

1 ½ lugë uthull;

3 lugë gjellë vaj ulliri ekstra i virgjër;

Kripë rozë.

Përgatitja

E nisim me përgatitjen e salcës. Në një tas të vogël qelqi hedhim vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe piperin. I përziejmë dhe i lemë mënjanë.

Më pas, në një tas tjetër grimë hollë domatet, kastravecin, qepen. Tek kjo përbërje grimë sipër hollë gjethet e borzilokut. Në fund i hedhim salcën dhe i përziejmë. Shija e garantuar dhe vlerat maksimale.

Kosto totale 100 Lek

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial