7 Mënyra për të Reduktuar Obezitetin tek Fëmijët

7 Mënyra për të Reduktuar Obezitetin tek Fëmijët

Obeziteti tek fëmijët po kthehet në një problem shqetësues. Por ju si pridër mund të bëni diçka para se të jetë vonë dhe ne po ju japim disa këshilla me vlerë për një fëmijë me peshë ideale.

1. Nisni ditën me një mëngjes të shëndetshëm

Mos lejoni që fëmijët të mos hanë mëngjes. Kjo shkakton mbipeshë për shkak të mënyrës së parregullt të konsumit të ushqimit. Fëmijët kanë nevojë për një mëngjes të mirë për të përballuar ditën, për të mos u ndjerë të dobët apo të uritur dhe për të mos ngrënë drekë me përmasa të mëdha.

2. Jepini ushqim me vete për në shkollë

Për të parandaluar kg e tepërt, fokusohuni edhe tek dreka. Në mënyrë që fëmijët të mos blejnë ushqim të gatshëm, paketojini diçka me vete, një tost të shëndetshëm, fruta, etj.

3. Interesohuni për ditën e tij/saj

Pyeteni fëmijën tuaj si e kaloi ditën në shkollë, si ecën me detyrat, çfarë aktivitetesh ka kryer jo vetëm për tu njohur me çfarë ka bërë por edhe për t’i dhënë këshillë si të ushqehen, sillen apo kryejnë aktivitete.

4. Gatuani në shtëpi

Duke ngrënë më shumë vakte sëbashku, shmangni që fëmijët të ushqehen jashtë e të vujajnë nga obeziteti.

Bëni vakte të shëndetshme, me proteina, yndyrna të shëndetshme e shumë fruta-perime.

5. Kufizoni kohën para TV

Kur fëmijët tuaj janë para televizorit, nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik. Madje edhe refuzojnë të dalin jashtë e të luajnë, duke reduktuar në ekstrem aktivitetin fizik.

6. Krijoni mundësi për aktivitet fizik

Programoni të paktën 60 minuta aktivitet fizik për fëmijën tuaj në ditë. Jo vetëm nuk lejon marrjen e peshës së tepërt por forcon imunitetin, redukton stresin dhe ul ankthin. Këshillohet vrapi, noti, ecja, kërcimi, bicikleta, etj.

7. Bëhuni shembull

Nëse doni që fëmija të përqafojë një qasje të shëndetshme, ju duhet të jepni shembullin e mirë. Gatuani për të, shpjegojini rëndësinë e një diete të shëndetshme, mbajeni larg stresit.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial