Sekretet e Jetëgjatësisë

Shumë njerëz e shohin ciklin e jetës si të pandryshueshëm. E vërtetë është që plakja nuk mund të ndalet por procesi mund të zgjatet.
Sinclair, profesori i departamentit të geneve në Harvard zbulon se ka disa mënyra për të ‘vonuar’ plakjen që varen tërësisht tek stili i jetës. Çfarë duhet të bëni?
Ushqehuni shëndetshëm;
Mos lejoni që të bëheni obezë;
Stërvituni;
Flini mjaftueshëm; dhe
Kaloni kohë me miqtë.
Sipas profesorit, vetëm këto këshilla ju rrisin jetëgjatësinë me 14 vjet ose edhe më shumë sepse rezulton se 80% e shëndetit dhe jetëgjatësisë nuk është genetike por varet nga stili i jetës.
Çfarë mund të bëni tjetër?
Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak;
Reduktoni inflamacionin;
Kujdesuni për shëndetin e mëlçisë; dhe
Mbani nën kontroll hormonet.
Këto faktorë ju ‘frenojnë’ plakjen biologjike dhe rigjenerojne genet.


You must be logged in to post a comment.