Receta e Ketchup-it të Bërë në Shtëpi për 2 minuta

Kush nuk e pëlqen ketchup-in? Të shoqërojë patatet? Mishin apo tostin? Po ja që ai i blerë në supermarkete është i mbushur me sheqer, ëmbëlsues dhe ngjyrues shtesë mjaft të dëmshëm për shëndetin.
Për të mos hequr dorë nga ky produkt ka një alternativë të shëndetshe. Ketchup-i i bërë në shtëpi. Thjesht dhe vetëm për dy minuta. E vetmja gjë, është të kujdeseni ta bëni në trashësinë e duhur.
Përbërësit
½ gotë mesatare domate të thara në diell të cilat para se të përdoren duhen lënë në ujë për dy orë;
¼ gotë uthul molle organike;
¼ gotë rrush të thatë;
¼ lugë çaji pluhur hudhre;
1 lugë gjelle kripë;
Ujë sipas nevojës për të lehtësuar përzierjen.
Përgatitja
Hidhni në një blender të fuqishëm domatet, uthullën, rrushin e thatë, pluhurin e hudhrës dhe kripën;
Grini në fuqi maksimale dhe shtoni ujë sa nevojitet për trashësinë e duhur dhe bërjen e masës sa më kremoze;
Shërbejeni menjëherë ose ruajeni në frigorifer.


You must be logged in to post a comment.