Sallatë Spinaqi për një Darkë të Lehtë dhe të Shëndetshme

Sallatë Spinaqi për një Darkë të Lehtë dhe të Shëndetshme

Spinaqi është i njohur për vitaminat e shumta që përmban, veçanërisht A dhe C. Atëherë përse të mos e përdorim në çdo vakt? Më poshtë po ju japim një recetë të thjeshtë, të shijshme dhe të shëndetshme që mund ta përdorni gjatë vaktit të drekës si shoqërues i pjatës kryesore por edhe si vetë pjatë kryesore në darkë për të mos u rënduar dhe për të marë vitaminat që ju nevojiten. Zgjidhni gjithmonë spinaqin ‘bebe’ në treg është i vogël i shijshëm dhe me më shumë vitamina. E vetmja e metë që ka është vështirësia në pastrim për shkak të gjetheve të vogla.

Përbërësit

1 lugë gjellë vaj ulliri. Nëse jeni familjarizuar mund të përdorni edhe vaj të arrës së kokosit;

½ qepë e kuqe e grirë në fije të holla;

2 tufa spinaq bebe; janë të vogla ndaj duhen dy zakonisht;

½ lugë çaji lëkurë limoni e grirë;

½ lugë çaji kripë;

Piper sipas dëshirës;

Djathë dhie i grirë sipas dëshirës.

Përgatitja

Ngrohni në një tigan të thellë vajin e ullirit/të arrës së kokosit. Shtoni qepën dhe lereni në zjarr për rreth 7-10 minuta.

Shtpni spinaqin dhe lereni në zjarr për 3 minuta.

Më pas shtoni lëkurën e limonit, kripë e piper dhe lereni në zjarr për 1 minutë.

Kur ta servirni shtojini sipër djathë dhie pa yndyrë dhe JU BËFTË MIRË!!!

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial