Një Sallatë e Lehtë sa Për Ndryshim

Nëse ju kanë ardhur në majë të hundës sallatat tradicionale, po ju propozojmë diçka ndryshe dhe shumë të shijshme e të lehtë për tu përgatitur.
Yçkla e vetme që ka është se kërkon disa orë të pushojë në frigorifer ose edhe tërë natën për të arritur shijen e duhur.
Pra nëse doni ta konsumoni, të paktën përgatiteni një ditë para për një shije perfekte.
Përbërësit
1 finok;
1 tufë majdanoz;
Kripë;
Piper;
Lëngu i gjysëm limoni;
Djathë parmixhan;
2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përgatitja
Grijeni në feta sa më të holla finokun të tërë. Hidheni në një tas. Në një tas tjetër të vogël përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën pak piper. Hidhjani këtë përzierje finokut të prerë dhe lereni të pushojë në frigorifer. Të nesërmen shtoni majdanozin e grirë hollë dhe djathin sipas dëshirës dhe ju bëftë mirë.
PS. Finoku është shumë i pasur me vitaminë C dhe antioksidant i fuqishëm. Ai gjithashtu ndihmon në strukturën e kockave si dhe sistemin tretës.


You must be logged in to post a comment.