Muffins të Shijshëm për të Gjithë Familjen

Muffins të Shijshëm për të Gjithë Familjen

Pa yndyra të tepërta, pa sheqer të shtuar dhe mbi të gjitha pa konservantë. Kjo është receta e muffins më të shijshëm e të shëndertshëm që do të provoni.

Në vetëm 25 minuta mund të bëni ëmbëlsira fantastike për të gjithë familjen. Ingredientët e përzgjedhur bëjnë diferencën.

Përgatitja për 6 muffins (receta mund të dyfishohet nëse dëshironi 12)

1 gotë miell për ëmbëlsira (integral);

1/3 gotë sheqer kaf;

1 vezë e freskët fshati;

1 majë luge kripë;

1 lugë çaji pluhur fryrës (mundohuni të gjeni bio tek BioJu);

1 filxhan me boronica;

2 lugë gjelle gjalpë të freskët;

1 filxhan kafeje qumësht.

Përgatitja

Më e thjeshtë nuk bëhet. Në një tas përzieni miellin, kripën, fryrësin dhe sheqerin.

Në një tas tjetër përzieni qumështin, vezën, gjalpin. Bashkoni të dy përzierjet sëbashku deri sa të tretet mirë sheqeri. Në fund hidhni boronicat.

Përzierjen hidheni në tavën me forma për muffins dhe në letrat përkatëse dhe futeni në furrë të ngrohur më parë me 200 gradë. Janë gati për vetëm 20 minuta.

Nuk kanë shumë kalori për shkak të ingredientëve të zgjedhur kanë shije fantastike dhe to të korruptojnë lehtësisht fëmijët të qendrojnë larg ëmbëlsirave të ‘mbytura’ në konservantë. Plus, me këto muffins mund të merrni dozën e duhur të boronicave ditore dhe antioksidantëve të tyre.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial