Coronavirus, të Gjitha Mënyrat për të Forcuar Imunitetin

Kur e gjithë bota është izoluar për të kufizuar përhapjen e virusin më të ri vdekjeprurës Convid-19, ka disa gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të ndihmuar veten e tyre dhe të tjerët.
Ashtu siç edhe të gjithë doktorët po trumbetojnë, triumfuesit e virusit janë njerëzit me imunitet të fortë. Nëse nuk e dini nëse bëni pjesë tek ky grup apo jo, përpiquni të forconi imunitetin për të mirën tuaj dhe të familjarëve me disa ndryshime të vogla.
Më poshtë po ju japim disa sugjerime të thjeshta që mund të realizohen në shtëpi.
Konsumoni probiotikë
Janë idealë për ‘vrasjen’ e baktereve të këtija nëpërmjet atyre të mira. I gjeni lehtësisht tek turshitë dhe kefiri.
Merrni vitaminë C
Këtë mund ta realizoni në dy mënyra, duke konsumuar sa më shumë kivi, portokalle, spinaq, etj ose mund të merrni çdo ditë një dozë 1000 mg për të rritur, 500 mg për fëmijë.
Merrni një multivitaminë
Sigurohuni të blini një markë të mirë vitamine e cila fokusohet tek imuniteti dhe konsumojeni për një muaj.
Merrni vitaminë D
Merrni një vitamin D3 në ditë. 75% e popullsisë rezulton deficient tek kjo vitaminë.
Konsumoni sa më shumë perime jeshile
Mos u kurseni tek perimet jeshile. Konsumoni sa më shumë lakra, spinaq, lakrën kale, brokoli, etj.


You must be logged in to post a comment.