Pija që ul Inflamacionin Menjëherë

Pija që ul Inflamacionin Menjëherë

Është e thjeshtë, freskuese dhe e shijshme. Për më tepër mund ta përshtasni sipas shijeve tuaja dhe ul inflamacionin aq e nevojshme në këtë periudhë. Bëhet fjalë për selinonë.
Por para se të lexoni recetën duhet të keni parasysh se lëngu i selinosë ul tensionin e lartë, ju hidraton, është i pasur me shumë oksidantë që sulmojnë viruset, bakteret dhe madje qelizat kancerogjene, lufton inflamacionin kudo në trup dhe me vetëm pak kalori ju siguron vitaminat A, K, C Magnez dhe folate.

Përbërësit

4 bishta selino
Sipas dëshirës shtoni;
Disa gjethe spinaqi;
Xhnxher;
Kastravec;
Ananas;
Mollë jeshile;
Mente;
Majdanoz;  etj.

Përgatitja

Pastroni mirë nga gjethet bishtat e selinosë, prijini;
Shtoni ingredientët që dëshironi; kastravec, ananas, etj
Hidhini pak ujë dhe përziejini në mikser;
Shtoni kuba akulli për më shumë shije.
Këtë pije mund ta shijoni në çdo kohë, por sugjerohet ta pini esëll në mëngjes për një nisje sa më të mirë të ditës.
PS. Me limon shijon shumë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial