10 Ushqimet e Një Diete Perfekte

10 Ushqimet e Një Diete Perfekte

Një ushqim i vetëm, qoftë ky edhe një super-ushqim nuk mund të të ofrojë të gjithë nutrintët dhe energjinë që një personi i duhet përgjatë një dite.

Udhëzimet ushqimore 2015-2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju sugjerojnë që të bëni zgjedhjet e duhura për të marrë të gjitha kaloritë që ju duhen dhe një larmishmëri vitaminash si mburojë për sëmundjet.

Pasi hulumtuam në këtë listë, po ju servirim ushqimet e mëposhtme, të cilat janë ato çka ju duhen për një jetë të shëndetshme në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mbi të gjitha do t’ju ndihmojnë që të përballoni virozat e stinës dhe të kontrolloni sëmundje si diabeti, hipertensioni, tensioni i lartë i gjakut, etj.

Manaferrat
Të shijshme, të mrekullueshme plot me fibra. Sigurisht që nuk mund t’i gjeni në çdo kohë, por kur janë në sezon dhe janë shumë lirë, blijini dhe vendosini në ngrirje. Mund ti konsumoni brenda gjashtë muajve. Hidhini në yogurt, konsumojini siç janë apo në smoothie të ndryshme me fruta e perime.

Peshk
Një burim i mrekullueshëm i proteinave, patjetër që ju duhet. I pasur me omega-3 ju ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh. Peshqit me më shumë omega 3 janë: salmon, toni, sardelet, trofta dhe merluci.

Perimet me gjethe të gjelbër

Perimet me gjethe të gjelbër të errët janë një burim i mrekullueshëm i vitaminave A, C dhe Kalciumit. Ato gjithashtu i shtojnë më shumë fibra dietës tuaj. Përdorni sa më shumë lakrën Kale, spinaqin, lakra të ndryshme.

Arrorët
Të gjitha llojet: arrat e brazilit, kikirikët, bajamet, lajthitë, etj janë të mrekullueshme për shëndetin. Përfshijini me çdo kusht në dietën ditore. Një filxhan kafeje mjafton për konsum ditor. Konsumojini siç janë ose hidhini në lëngje të ndryshme, kos, etj.

Vaj ulliri
Është burimi më i mirë i vitaminës E dhe mbi të gjitha parandalon sëmundjet e zemrës. Përdoreni në vend të gjalpit dhe margarinës për perimet e pjekura, supa dhe gatime të ndryshme.

Drithërat
Janë një burim i rëndësishëm i fibrave. Përmbajnë vitaminat B dhe minerale. Ju ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Kështu që shtoni përdorimin e kuinoas, bullgurit, orizit të zi dhe bukës së zezë.

Kosi

Një burim i mirë proteinash dhe kalciumi, kosi nuk duhet të mungojë në tryezë. Kosi përmban edhe probiotikë të domosdoshëm për shëndetin e zorrës, pasi largon bakteret e këqija.

Perimet
Nëse kërkoni më të mirën e perimeve orientohuni nga brokoli, lakra e Brukselit, lulelakra, lakra kale dhe turnips. Kanë burimet më të mëdha të vitaminave. Janë burim fantastik i fibrave dhe është provuar se ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda si kanceri. Përdorini sa më shumë në supa dhe pasta.

Bishtajoret
Të gjitha llojet e fasuleve janë fantastike. Përdorini të bardha, të kuqe, të zeza, çfarë do lloj ngjyre por mos i mënjanoni kurrë pasi janë burim fantastik i folateve dhe proteinave.

Domatet
Të pasura me vitaminë C dhe likopen, domatet e kanë provuar se mund të reduktojnë riskun e kancerit të prostatës. Përdorini ku të mundeni, në sallatë, pasta, të pjekura apo në supa. Përfitimi i tyre dyfishohet kur përzihen me vaj ulliri.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial