Si të ‘Shpëtoni’ nga Herpesi

Vjeshta është stina e virozave dhe shpërthimit të sëmundjeve që kompromentojnë imunitetin dhe Herpesi është një prej tyre. Nëse jeni bezdisur në maksimum nga puçrat e vogla plot qelb që jua prishin pamjen dhe rehatinë, ilaçeve që nuk funksionojnë dhe trajtimeve të gjata, drejtohuni nga frigoriferi se si mund të përmirësoni dietën tuaj.
Ka ushqime që mund ta vënë në gjumë virusin e herpesit për një kohë të gjatë, pse jo përjetësisht. Ja disa këshilla:
Konsumoni produkte të pasura me L-Lysine:
Peshk, pulë dhe perime (këto të fundit sa më shumë dhe me ngjyrë të errët).
Shtoni dozën e Zinkut në dietë:
Mund ta gjeni lehtësisht në farat e kungullit, mishin organik të viçit, veçanërisht mëlçi dhe tek arrat dhe kikirikët.
Shmangni ushqimet që nxisin inflamacionin:
Sheqerin, alkolin dhe ushqimet e gatshme.
Konsideroni marrjen e vitaminave shtesë:
L-lysinë, Vitaminë C, Zink dhe B-Complex.


You must be logged in to post a comment.