Mos i qëroni kurrë mollët

Mos i qëroni kurrë mollët

Shprehja: konsumi i një molle në ditë mban doktorin larg po vërtetohet gjithnjë e më shumë se është tërësisht e drejtë.

Studimet e fundit të laboratorëve më prestigjiozë amerikanë kanë vërtetuar se konsumi i moderuar i mollëve ul në 20% vdekshmërinë, por nëse konsumoni rregullisht një mollë në ditë vdekshmëria ulet në 35%.

Por nëse doni të merrni efektet maksimale, ju këshillojmë ti konsumoni mollët e lara mirë dhe të paqëruara.

Është vërtetuar tashmë se lëkura e tyre përmban sasinë më të lartë të flavonoidëve të njohur për vetitë e tyre të mrekullueshme për uljen e presionit të gjakut, për mirëfunksionimin e trurit dhe mbrojtjen nga rreziqet e sëmundjeve të trurit.

Për një larje sa më të mirë në mënyrë që të mos merrni bashkë me lëkurën edhe ndonjë pesticid të padëshiruar, ju këshillojmë që mollët ti lani me ujë me sodë buke.

E thjeshtë:

Në një tas me ujë hidhni një lugë gjelle sodë buke. Vendosni aty mollët dhe mund t’i hiqni pas 15-20 minutash dhe ti shpëlani me ujë të rrjedhshëm.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial