Rrisni Proteinat, Ulni Kilogramët e Tepërt

Rrisni Proteinat, Ulni Kilogramët e Tepërt

Nëse keni bërë çdo gjë dhe ende nuk keni rënë në peshë, ndoshta nuk keni provuar të rrisni proteinat në dietën tuaj.

Nuk ju kushton asgjë për ta provuar për një javë. Ajo që duhet të bëni është vetëm të rrisni sasinë ditore proteinike.

Si?

Shumë e thjeshtë. Shtoni në dietën tuaj, vezë të freskëta, arra dhe fara të ndryshme, sojë dhe prodhime deti, kryesisht peshk të egër.

Le ta nisim thjeshtë

Konsumoni në drekë apo darkë, çfarë ju keni si vakt kryesor fileto peshku salmoni, në vend të mishit të kuq, ose sardele të pjekura në vend të gjellërave të ndryshme;

Shtoni konsumin e mishit të pulës, veçanërisht atij të bardhë;

Konsumoni më shumë thjerrëza dhe fasule, kontribuojnë në tretje të mirë;

Zgjidhni djath me pak yndyrë, si ai i dhisë si dhe kos;

Zëvendësoni vajrat vegjetalë me vaj ulliri, vaj avokado ose bajameve;

Përdorni sa më shumë bajame, arra, lajthi, etj.

Përdorni ujë alkalin, të bërë me kastravec, limon dhe mente.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial