Ngrini Humorin me Arra

A e keni vënë re se arrat duken fiks si truri i njeriut? Një gojëdhënë e vjetër thotë se jo pa shkak, duke qenë se një nga vetitë më të mira të arrave është të përmirësojë shëndetin e trurit ndaj ato njihen ndryshe si ‘ushqimi i trurit’.
Cilat janë përfitimet që mund të marrim nga arrat?
Përveçse janë plot yndyra të shëndetshme, antioksidantë dhe minerale, studimet e fundit kanë nxjerrë në pah se konsumi i arrave përmirëson ndjeshëm humorin dhe luftojnë natyralisht depresionin.
Sa arra është mirë të konsumoni në ditë?
Një filxhan kafeje me arra të qëruara është konsumi ideal ditor që ju duhet. Ose ndryshe katër kokrra të plota arra në ditë do t’ju ndihmonin të ndiheni më i lumtur dhe të jeni më të shëndetshëm.
You must be logged in to post a comment.