Gjithmonë Zgjidhni Fasulet

Gjithmonë Zgjidhni Fasulet

Nëse nuk e keni zgjidhur se çfarë do të gatuani  për drekë, fasulet janë nje ide e mirë. Mund t’i gjeni gjeni të të gjitha ngjyrave dhe madhësive dhe do t’ju tregojmë sekretin se kush janë më të shëndetshmet dhe çfarë të zgjiidhni.

Fokusohuni tek ngjyra. Sa më të errëta që të jenë fasulet as më shumë vlera kanë. Atëherë përse të mos zgjidhni të gatuani fasule të zeza. Janë të pasura në hekur, folate, antioksidantë, etj. Nëse nuk gjeni fasule të zeza atëherë zgjidhni ato kafe të errët ose larushe apo edhe fasule ngjyrë vjollcë. Përqindja e vitaminave dhe fibrave në këto fasule është shumë herë më e lartë se fasulet e bardha.

Si alternativë mund të përdorni edhe thjerrëzat. Përpiquni të konsumoni thjerrëzat shumëngjyrëse. Zakonisht të tilla thjerrëza kanë ngjyra jeshile, kafe dhe kafe e errët.

Përfitimet e fasuleve

Janë plot me vlera ushqyese;

Stabilizojnë sheqerin në gjak;

Ndihmojnë për rënien në peshë;

Përmirësojnë shëndetin e zemrës;

Përmirësojnë ndjeshëm aparatin tretës.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial