Si të mos vdisni nga diabeti

Si të mos vdisni nga diabeti

Diabeti i tipit 2 mund të mbahet në kontroll jo vetëm me një dietë me nivele ekstreme të ulëta kalorie, por edhe me një dietë ekstremisht të shëndetshme.

Doktori Michael Greger, ka kryer së fundmi një studim se si një dietë bimore e bazuar në fruta perime, kryesisht jeshile të dobëson dhe mban në kontroll diabetin.

Si mund të bëhet? Dr. Greger ka një dietë strikte por që funksionon: Duhet të hani të gjitha frutat dhe perimet pa limit, veçanërisht fasule dhe produktet e stinës.

Kufizim të madh të mishit, qumështit dhe vezës dhe sigurisht të produkteve të përpunuara. Me fruta dhe perime, fruta të thata, mund të sigurohet lehtësisht 65 gram fibra në ditë, duke u ushqyer 4-5 herë në ditë.

Grupi që Dr. Greger testoi jo vetëm që ra në peshë, por uli përdorimin e insulinës në 60 për qind dhe pothuajse gjysma e atyre që bënë pjesë në grup nuk e përdori fare insulinën pas tre javësh.

Kjo është fuqia e bimëve

Si bonus, grupi përfitoi dhe ulje të kolesterolit dhe përmirësim të jetesës.

Autor: Michael Greger

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial