Lule për ajër më të pastër në shtëpi

Mund t’ju duket e vështirë për t’u besuar, por shanset që ajri në shtëpinë tuaj të jetë më i keq se sa ai jashtë janë shumë të mëdha.
Madje sipas Agjencisë Botërore të Mbrojtjes së Ambjentit, ky ajër është 2-5 herë më i keq. Por çdo kush mund ta përmirësojë atë në një mënyrë fare të thjeshtë: duke shtuar lulet në ambientet e brendshme.
Por cilat janë lulet e provuara që pastrojnë ambientin e brendshëm nga toksinat? Mbani shënim:
- Zambaku i kuq;
- Lulja fatsjellëse (në foto);
- Lulja merimangë.
Të gjitha këto lule thithin toksinat e këqija nga ajri dhe ndihmojnë një jetesë më të mirë.


You must be logged in to post a comment.