Uthull Molle për të Luftuar Diabetin dhe jo Vetëm

Nëse konsumoni uthull molle në vaktet tuaja, qoftë në sallata, apo gatime të ndryshme, shanset për të ulur sheqerin ne gjak, insulinën the trigliceridet janë shumë të mëdha.
Dihet prej shekujsh se përdorimi i uthullës organike të mollës është përdorur për shumë sëmundje, ve çanërisht për diabetin në kohën kur ila çet për këtë sëmundje ende nuk ishin shpikur.
Por pse të mos e përdorni edhe tani? Ve çanërisht kur është provuar se me përdorimin e saj, nivelet e sheqerit tek diabetikët ulen ndjeshëm. Përdorimi i saj është shumë i suksesshëm edhe tek paradiabetikët, njerëzit që kanë nivelet e sheqerit në limitet e diabetit.
Mund t’ju sugjerojmë një mënyrë krejt të re si ta përdorni uthullën e mollës duke marrë të njëjtin efekt.
1 – Nëse përdorni sallatë me patate, atëherë hidheni në ujin që po zieni patatet për t’i përdorur ato më pas për sallatë. Efekti që do të merrni, pavarësisht zierjes është i njëjtë pasi uthulla përthithet nga patatet;
2 – Mund ta përdorni në mbushjen që përgatisni për brusketa të ndryshme për vaktin e darkës apo mes vakteve;
3- Hidheni në sallata të ndryshme që përgatisni për drekë apo drakë. Uthulla organike e mollës shijon shumë në sallatat me perime zgare por edhe në sallata me perime të ziera apo gjethe gjelbëra.
Sa është sasia e duhur për të ulur nivelin e sheqerit në gjak?
Është provuar se vetëm dy lugë uthull të hedhura në sallatë, në zierjen e perimeve, etj, ul ndjeshëm nivelin e sheqerit. Ideale për paradiabetikët apo fillimin e diabetit. Thjesht provojeni.


You must be logged in to post a comment.