Disa Këshilla si të Normalizoni Acidin e Stomakut

Nëse keni acid të pakët në stomak si pjesa më e madhe e popullsisë në botë, ka disa mënyra natyrale për ta përmirësuar pa mbushur me ilaçe.
Nëse mjeku juaj ka arritur në përfundimin se acidi juaj i stomakut është i ulët, para se të bëni ndërhyrje të tjera provoni ta përmirësoni atë me disa mënyra të thjeshta the natyrale. Acidi i ulët në stomak ju pengon në një tretje të mirë dhe në përthithjen e duhur të vitaminave. Acidi i ulët në stomak shkakton edhe reflux, irriton zorrën e trashë dhe shkakton djegie të kraharorit.
Hapat për të përmirësuar tretjen
– Konsumoni uthull molle
Gjëja e parë që mund të bëni nëse keni acid të ulët stomaku është që të konsumoni uthull molle organike para se të konsumoni vaktet tuaja. Kjo do t’ju normalizojë nivelet e pehashit dhe do ju ndihmojë në tretjen. Gjysëm ore para vakteve mund të konsumoni një lugë uthull molle të tretur në ujë.
– Merrni enzima tretëse
Nëse nivelet tuaja të acidit janë vërtetë të ulëta, mund të merrni enzima tretëse shtesë. Ato janë suplemente natyrale. Një mundësi e mirë është të konsumoni pas vakteve HCL me Pepsin. Gjendet në farmaci ose mund ta porosisni edhe on-line në Amazon.
– Konsumoni mjaltë Manuke
Mjalti i Manukës është një mjaltë unik me nivele të larta antibakteriale. Është shumë i mirë dhe ju ndihmon jo vetëm në rritjen e acidit të stomakut por edhe në luftimin e baktereve në mënyrë natyrale, madje edhe ato më rezistence si helicobakteri.
Është pak e vështirë për tu gjetur në Shqipëri dhe i shtrenjtë pasi një kavanoz mjaltë shkon nga 9000 lekë deri 12.000. Por është unik dhe me vlera të larta për organizmin. Mund ta gjeni në një supermarket gjerman pas ekspozitës ‘Shqipëria Sot’.
– Përtypuni mirë
Më e mira dhe më e lira që mund të bëni për stomakun tuaj është të përtypeni shumë mirë, veçanërisht nëse vuani nga refluksi apo nga acidi i ulët i stomakut. Kjo as nuk ju kushton dhe mbi të gjitha ju bën shumë mirë. Doktorët këshillojnë që të përtypni 30 herë një kafshatë para se ta gëlltisni, e vështirë por nëse ja dilni do t’ju ndihmojë shumë. Gjithashtu do të ishte mirë që të konsumonit vakte të vogla, jo shumë të mëdha dhe të shpeshta. Në këtë mënyrë do t’i jepni mundësi stomakut tuaj të marrë veten.


You must be logged in to post a comment.