Qëndroni Larg Orizit të Bardhë

Qëndroni Larg Orizit të Bardhë

Ka një arsye përse nutricionistët dhe doktorët rekomandojnë gjithnjë e më shumë konsumimin e orizit me ngjyrë të errët, në të gjitha llojet e tij se sa atij që jemi mësuar, orizit tradicional të bardhë.
Është fibra.
Orizët me ngjyrë kafe, të kuqe dhe të zezë, përmbajnë katër herë më shumë fibra se sa orizi i bardhë, çka ndihmon në uljen e përgjithshme të inflamacionit në trup, rënien në peshë dhe furnizimit të aparatit tretës me baktere të mira.
Por përveç fibrave dhe probiotikëve, orizi me ngjyrë përmban dhe shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë kancerin dhe rritjen e imunitetit. Besoj që mjaftojnë t’ju bindin që shtëpinë ta furnizoni vetëm me oriz me ngjyrë në vend të atij të bardhë?
Por ka edhe më.
Një studim i kryer në një nga institutet më prestigjioze në Amerikë, ka vërtetuar se konsumimi i orizit me ngjyrë ul rrezikun e krijimit të polipeve në zorrën e trashë që me kalimin e viteve nëse nuk trajtohen kthehen në kancer të zorrës.
Në majë të orizëve më të shëndetshëm qëndron orizi i zi, i ndjekur nga ai kaf i errët dhe më pas i kuq.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial