Receta Sekrete e Pijes Detoksifikuese

Receta Sekrete e Pijes Detoksifikuese

Nëse ndiheni të lodhur, të plogësht dhe pa imunitet, ndoshta ju duhet receta e pijes sekrete detoksifikuese.

Është një pije e testuar dhe e krijuar nga nutricionisti amerikan me famë botërore Dr. Josh Axe dhe fama dhe përfitimet e kësaj pijeje u përhapën shumë shpejt për vlerat e shpejta të kësaj pijeje dhe efektet rigjeneruese të trupit.

Kjo pije pastron toksinat që marrim gjatë ditës, metalet e rënda apo pesticidet si dhe forcon imunitetin.

Kjo pije që përgatitet në vetëm dy minuta, përmban përbërësit më të mirë për të pastruar trupin dhe për ta nisur ditën me energji.

Përgatitja e (2-3 porcioneve)

Ngrohni çerek litri ujë

Hidhini në të dy lugë gjelle uthull molle organike;

Shtoni gjysmë luge kafe xhinxher të grirë;

Po në të njëjtën sasi uji hidhni një majë luge kanellë; dhe një prekje spec të kuq;

Në fund i shtojmë dy lugë gjelle lëng limoni dhe

Mjaltë organik sa të doni për ëmbëlsi.

Sugjerohet të pihet e ngrohtë dhe 20 minuta para vaktit të ngrënies.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial