Si të Detoksifikoni Trupin Nëpërmjet Këmbëve

Si të Detoksifikoni Trupin Nëpërmjet Këmbëve

Nëse ndiheni të lodhur, keni këmbë të rënduara apo edhe dhembje trupi ka një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për tu çlodhur dhe relaksuar: duke hequr toksinat nëpërmjet këmbëve.

Trupi ynë është çdo ditë i ekspozuar ndaj toksinave nga ambienti ku qëndrojmë, çfarë konsumojmë, etj.

Ka shumë terapi detoksifikimi po kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është e thjeshtë dhe mund ta bëni nga shtëpitë tuaja.

Përbërësit që duhet për të detoksifikuar trupin nëpërmjet këmbëve

Ujë i ngrohtë;

1 gotë me kripë Epsom;

1/2 gote uthull molle organike;

Disa pika vajra esencialë për aromë, vaj menteje do të ishte idealja.

Shënim: Nëse nuk dini ku të gjeni kripën Epsom dhe vajin e mentes, ato gjenden në dyqanet Neranxi ose në dyqanin bimor në qendrën Toptani.

Përgatitja

Hidhni në ujin e ngrohtë kripën, uthullën dhe disa pika vaj meteje. Fusni këmbët dhe qëndroni të paktën 20 minuta, do të ishte mirë të qëndronit 30 minuta për një detoksifikikm të plotë.

Përbërësit që ju sugjeruam të përdorni do të ndihmojnë në çlirimin e toksinave nga trupi, do t’ju japin një ndjenjë çlodhjeje, do t’ju risin nivelet e magnezit në trup pasi dihet se kripa Epsom është e pasur me magnez dhe to t’ju rregullojnë nivelet e pehashit. Një mënyrë e tillë do t’ju ndihmojë që të nxirrni metalet e rënda nga trupi veçanërisht kur qëndrimi zgjat mbi 20 minuta.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial