Mos Blini Kurrë Arra të Qëruara

E di që është shumë e leverdisshme për të gjithë të blini arra të qëruara. Është një bezdi e madhe t’i qëroni, për vete e për tërë familjen. Por duhet të dini diçka që ato që janë të qëruara prej kohësh, jo vetëm janë me shumë më pak vlera ushqyeshme por edhe me shumë mikrobe.
Lëvozhga e bën diferencën në një arrë. Ato që qëruarat kanë humbur pjesën më të madhe të vlerave, antioksidantëve dhe fibrave dhe kanë thithur shumë pluhura e kimikate të dëmshme. Por duhet ta dini se edhe ato me lëvozhgë nuk janë gjithnjë të mira.
Si ti njihni
Nëse keni dalë për të blerë arra të mira, para se të paguani merrni një arrë dhe tundeni, nëse brenda lëviz diçka, atëherë ajo nuk bën. Është arrë e vjetër, që ka kohë që është këputur nga lëvozhga dhe vlerat e saj janë përgjysmuar. Arra e mirë nuk lëviz, lëvozhga e saj brenda është e ngjitur me përmbajtjen.
Mbajini erë. Nëse kur ndieni erën e një arre ajo vjen si erë manikyr apo plastikë e rëndë, nuk bën, është arrë e vjetër dhe e prishur.
Si ti ruani
Nëse doni ti qëroni që ti keni gati për në ditët në vijim, futini në një tas me kapak dhe ruajin në frigorifer. Vetëm kështu ato qëndrojnë të freskëta.
Sa të konsumoni
Sasia ideale është 4-6 arra të plota në ditë. Kaq mjafton për të marë dozën e duhur të fibrave, omega-3 dhe të reduktoni ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ataku por edhe të ruani veten nga diabeti


You must be logged in to post a comment.