6 Arsye për të Lexuar më Shumë

6 Arsye për të Lexuar më Shumë

Së fundmi kam zbuluar se leximi jo vetëm redukton stresin, ndihmon me gjumin por edhe të zgjat jetën. Nga kërkimet e shumta në internet pashë një studim interesant të bërë tek njerëzit që lexojnë, të paktën 1 libër në muaj dhe rezultati ishte mahnitës, jetëgjatësia e tyre në krahasim me atë që nuk lexonin rritej me 20%. Pse? Ja arsyet:

1. Lufton stresin – E mira madhe e leximit është se lufton stresin dhe promovon qetësinë, duke ju bërë më të lumtur.

2. Rrit ndjeshmërinë, mirëkuptimin – Leximi ju bën të jeni më mirëkuptues ndaj të tjerëve dhe ju zhvillon trurin.

3. Përmirëson gjumin – Të gjitha studimet ndër vite kanë provuar se leximi sjell një gjumë të mirë, më të qetë.

4. Përmirëson shëndetin – E lexuara e mban mendjen tuaj në lëvizje, parandalon plakjen e trurit dhe e përmirëson ndjeshëm atë. Por leximi është vërtetuar se përmirëson edhe memorien.

5. Rrit jetëgjatësinë – Një studim i publikuar në revistën ‘Shkencat sociale dhe Mjekësia’ provoi se leximi ul rrezikun e vdkjes tek të rriturit. Sigurisht, jetesa përmirësohet nëse reduktoni stresin, përmirësoni gjumin dhe ushqeni trurin me lexim.

6. Ju bën më të zgjuar – Leximi me libra që kanë një fjalor të gjerë, ju bën më të zgjuar duke ju zhvilluar disa aftësi në kuptim.

Me tërë këto përfitime, nuk ju kushton asgjë të lexoni pak më shumë e të shihni telefonat pak më pak.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial