Shuani Urinë me këtë Përzierje të Shijshme

Nëse për shkak të festave të fundvitit ju ka mbetur ende vesi që duhet të pickoni diçka gjatë ditës, po ju japim një zgjidhje të shëndetshme që do tju shuajë nepsin.
Një tas me fruta të thata që ju kënaq shijen pa ju shëndoshur.
Përgatitet për vetëm 2 minuta dhe mund të konsumohet nga e tërë familja (përveç fëmijëve nën 3 vjeç).
Përbërësit
1 filxhan kafeje bajame;
1 filxhan kafeje arra;
1 filxhan kafeje rrush të thatë të zi;
1 filxhan kafeje çokollatë e zezë e thërrmuar;
1 filxhan kafeje mollë të thara;
Pak kanellë për shije.
Përziejeni dhe konsumojeni me familjen. Kjo masë është për 2 persona, mund ta dyfishoni për ta bërë për 4.
You must be logged in to post a comment.