Palltëxhanë të Pjekur – Receta Unike që Forcon Imunitetin

Palltëxhanë të Pjekur – Receta Unike që Forcon Imunitetin

Mos anashkaloni në dietën tuaj palltëxhanët. Janë jo vetëm të shijshëm, por edhe të pajisur me shumë antioksidantë që do të aktivizojnë qelizat imunitare t’ju mbrojnë përgjatë stinës së dimrit. Mbi të gjitha bëhen super të ushqyeshëm kur piqen.

Më poshtë do ju japim një recetë të lehtë për palltëxhanë të shijshëm që do të pëlqehen nga e gjithë familja. Por më parë po ju tregojmë se pse duhet të konsumoni sa herë të mundeni palltëxhanët. Përfitimet.

1. Janë të pajisur me antioksidantë të shumtë që luftojnë inflamacionin, stresin oksidativ dhe vlerat e tij përthithen lehtë nga trupi. Ai aktivizon qelizat që mbrojnë imunitetin tju mbrojnë nga virozat e stinës.

2. Ndihmon në parandalimin e kancerit. Palltëxhanet përmbajnë nutrient që nuk lejojnë një qelizë kanceroze të formohet.

3. Ul kolesterolin dhe presionin në gjak. Studimet kanë provuar se konsumi i palltëxhanëve mbron zemrën dhe rregullon tensionin e gjakut duke përmirësuar qarkullimin e tij.

4. Përmirëson tretjen dhe nxjerr jashtë toksinat.

5. Ndihmon shëndetin e kockave duke ju shtuar magnezin.

6. Janë një burim i shkëlqyer energjie dhe vitaminave B të domosdoshme për organizmin.

7. Parandalon formimin e kancerit të lëkurës.

Receta më e thjeshtë që të mund të përfitoni të gjitha vlerat e palltëxhanëve.

Përbërësit

3 palltëxhanë të prerë në feta;

Moxarella sipas dëshirës;

2 domate të prera në feta rrumbullake;

Kripë;

Piper;

Vaj ulliri;

Borzilok.

Përgatitja

Palltëxhanëve të prerë hidhini vaj, kripë e piper. Lerini për 30 minuta. Më pas piqini në furrë për 5 minuta.

Kur ti nxirrni vendosini sipër domatet e prera, moxarella dhe borzilok të grirë, si dhe kripë apo vaj sipas dëshirës.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial