Përballoni Dimrin me ‘Shot-sin’ e Imunitetit

Është fare e thjeshtë për tu përgatitur por edhe e shijshme. Përveçse ju forcon imunitetin, ju jep një mburojë ndaj virozave të stinës, pse jo edhe Covid-19.
Përzieni
Lëngun e 1 portokalli;
3 fije të holla xhinxheri;
½ lugë kafe turmenik;
½ lugë kafe piper të zi.
Pijeni me gota të vogla (të rakisë ose tekilës) në mëngjes pas ushqimit.
Përfitimet
Turmeniku është një erëz anti-inflamatore. Përmirëson shëndetin e zemrës, trurit, lehtëson simptomat e artritit dhe lufton qelizat kancerogjene.
Portokalli ju jep dozën e duhur të vitaminës C që ju duhet gjatë ditës.
Xhinxheri ju ndihmon me tretjen, trajton osteo-atritin, ul presionin e gjakut dhe mbron zemrën.
Së fundmi, piperi i zi, ul kolesterolin, lufton kancerin dhe mbi të gjitha ul inflamacionin në trup duke ju mbrojtur nga sëmundjet.
You must be logged in to post a comment.