Zgjidhni Gështenjat për Trurin, Kockat dhe Zemrën

Zgjidhni Gështenjat për Trurin, Kockat dhe Zemrën

Nuk ka asnjë arsye pse të mos shtoni pak konsumin e gështenjave gjatë dimrit. Përveçse janë të shijshme, ato kanë edhe shumë përfitime si:

Përmirësojnë tretjen, kjo pasi janë të pasura me probiotikë dhe kanë baktere të mira për zorrët. Ato janë të pasura më fibër dhe tepër ushqyese.

Përmbajnë shumë oksidantë, dhe si pasojë janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Të gjitha këto sëbashku ndihmojnë të luftojnë qelizat e këqija, të riparojnë qëlizat dhe të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Mbrojnë zemrën sepse përmbajnë shumë antioksidantë që reduktojnë inflamacionin. Ato janë vërtetuar se ulin rrezikun e infarktit me 24% dhe mbrojnë nga sëmundjet e zemrës.

Ndihmojnë kockat pasi përmbajnë magnez. Me vetëm 10 gështenja në ditë ju arrini të merrni dozën e duhur të magnezit që luan një rol kyç në forcimin e kockave.

Përmirësojnë shëndetin e trurit pasi janë të pajisura më vitamina B, përfshirë dhe thiaminë dhe folate.

Pra: Nëse doni të jetoni më mirë dhe më gjatë, hani të paktën 10 gështenja në ditë të paktën tani sa kanë kohën.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial