Kafe dhe Çaj Kombinimi Ideal Kundër Demencas dhe Atakut

Nuk dua të bëj reklamë kafeje apo çaji, por të vërtetat duhen thënë: në këtë rast studimet më të fundit për ata që konsumojnë kafe dhe çaj gjatë ditës së tyre.
Konsumi i kafes dhe çajit ul ndjeshëm mundësinë që të prekeni nga sëmunndjet e zemrës, ataku kardiak ose dementia. Idealja do të ishte, një kafe një çaj në ditë. Stumet e kryera dhe botuara në PLOS Medicine, vërtetuan se njerëzit që konsumonin 2-3 kafeose çaj në ditë ulën me 30% riskun e prekjes nga dementia dhe sëmundjet e zemrës.
Studiuesit përfshinë në projektin e tyre 365,682 pjesëmarrës nga Britania për analizën e konsumit të kafesë dhe çajit dhe rrezikut të goditjes dhe demencës.
Ata i monitoruan këta persona për më shumë se 11 vjet nga ku rezultoi se 2.8% e pjesëmarrësve përjetuan një goditje në tru dhe 1.4% zhvilluan demencë gjatë kësaj periudhe.
Studimi provoi se rreziku i goditjes në tru ishte 10% më i ulët tek ata që pinin gjysmë filxhani deri në një filxhan kafe në ditë dhe 8% më i ulët tek ata që pinin më shumë se dy filxhanë në ditë. Ata që pinin çaj dhe kafe më shumë se dy filxhanë në ditë panë një ulje prej 16% të goditjes në tru.
Ata që pinin kafe dhe çaj gjatë ditës panë përfitimin më të madh. Pirja e 2-3 filxhanëve kafe dhe çaj ul rrezikun e goditjes në tru me 32% dhe rrezikun e demencës me 28%.
Këshilla e ditës: Kombinoni konsumin e kafes me 1 çaj jeshil në ditë, kanë të njëjtin nivel kafeine por përfitime fantastike.
You must be logged in to post a comment.