3 Mënyra Si të Hiqni Pesticided nga Frutat dhe Perimet

Konsumi i fruta perimeve rrit dhe riskun e marrjes me to edhe të pesticideve të dëmshme për trupin por edhe baktereve. Por ka 3 mënyra të thjeshta se si mund t’i shmangni ato. Çdo gjë duhet larë para se të konsumohet, edhe sallatat e gatshme të paketuara bukur, pasi janë vendi i përshtatshëm për bakteret si E.Coli, apo kimikatet e rrezikshme.
Këto janë 3 mënyrat më efektive të provuara deri më sot për pastrimin e tyre
- Zhytini në ujë me kripë
Përdorni pak kripë rozë nga ajo e himalajeve dhe vendosni frutat ose perimet në një tas të madh me ujë. Lerini aty për 20 minuta. Shkencëtarët kanë provuar se vetëm 10% kripë në ujë zhduku pesticided nga fruta perimet. Shplajini ato me kujdes pas procesit.
- Përdorni sodë
Soda pastron mrekullisht gjithashtu. Shtoni 1 lugë çaji sodë në ujin e fruta perimeve dhe lerini 15 minuta. Shpëlajini mirë më pas.
- Përdorni udhull molle
Mund të përdorni uthull, të çdo lloji, por ajo e mollës është me e përshtatshme. Raporti është 1 me 4. Pra nëse hidhni 4 gota ujë, hidhni 1 gotë uthull. Lerini 20 minuta dhe gati frutat dhe perimet e pastra. Më pas shpëlajini sërish mirë.
PS. Zgjidhni fruta dhe perime organike sa herë që mundeni.
You must be logged in to post a comment.