Merrni Kolagjenin që Ju Duhet nga Lëngu më i Shijshëm i Kockave

Merrni Kolagjenin që Ju Duhet nga Lëngu më i Shijshëm i Kockave

Të gjithë kanë nevojë për kolagjen shtesë kur kalojnë të 20-tat e tyre. Le të mos flasim për ata që kalojnë 40-tat se sa të nevojshëm e kanë kolagjenin për të minimizuar rrudhat. Ndaj para se tu drejtoheni pilulave të shtrenjta apo akoma më keq gjilpërave, provoni një recetë të  thjeshtë që nuk ju kushton më shumë se 300 lekë.

Duhet vetëm të keni pak durim.

Përbërësit

1 kg kocka viçi;

2 bishta selino;

1 karrotë;

1 spec;

1 patate e vogël;

Gjysëm qepe e kuqe;

2 thelpinj hudhër; dhe

½ lugë kafe kripë.

Përgatitja

Hedhim kockat në 3 kg ujë. Aty shtojmë të gjithë përbërësit e mësipërm, thjeshtë të pastruar, jo të prerë. Ziejini në zjarr të avashët për 8 orë. Nëse keni një tenxhere të posatshme që e bën këtë gjë akoma më mirë. Në përfundim, hidhini kockat bashkë me të gjithë produktet e tjera dhe merrni vetëm lëngun. Është një lëng magjik me vlera shumë të larta ushqimore për forcimin e imunitetit dhe i pasur me kolagjen dhe vitaminat e perimeve. Për të rriturit sugjerohet të konsumohet 1 gotë 1 herë në 2 ose 3 ditë. Mund të ruhet pjesa tjetër në ngrirje.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial