Doza Ditore e Boronicave që Rinon Arteriet

Doza Ditore e Boronicave që Rinon Arteriet

A e dini se një dozë e vogël boronica të egra përmirëson funksionimin e arterieve, sidomos të atyre që konsumojnë shumë duhan?

Ju mjafton 1 kupë (1 filxhan çaji) në ditë për të minimizuar ndjeshëm dëmtimin e arterieve nga duhani edhe faktorë të tjerë. Nëse nuk i konsumoni dot, mund ti përfshini në kos, smoothie apo lëngje të ndryshme.

Deri më sot një gjë e tillë nuk dihej, në të kundërt asnjë kokërr boronice nuk do të çohej dëm. Por falë një grupi studiuesish Britanikë, u provua efekti magjik që boronicat kanë tek shëndeti i zemrës. Ata përdorën një grup njerëzish ‘me vese’ për të testuar duke u dhënë për javë me rradhë një dozë boronica. Rezultatet ishin mahnitëse, arteriet e tyre u përmirësuan ndjeshëm, bashkë me funksionin e tyre. Ata arritën të provojnë, se nëse konsumoni boronica dhe pas një ore një cigare, dëmi i cigares në trup ulet ndjeshëm.

Pra, nëse doktori ju ka thënë të tregoni kujdes me zemrën tuaj, keni probleme me kolesterolin, yndyrën apo arteriet e veshura, konsumoni boronica çdo ditë dhe zgjasni jetën tuaj.

PS. Boronicat e egra lulëzojnë në korrik dhe gusht, ndaj nëse doni ti keni përgjatë gjithë vitit duhet ti blini në sasi të mëdha dhe ti ruani në ngrirje. Ato shkrijnë shumë shpejt dhe konsumohen si janë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial