Supë me Mollë e Finok – Shija që ju Ka Munguar

Supë me Mollë e Finok – Shija që ju Ka Munguar

Është e lehtë për tu përgatitur, e shijshme, ekonomike dhe plot përfitime për organizmin. Mund ta përdorni në drekë edhe darkë dhe të ndiheni të lehtë por edhe të ngopur njëkohësisht.

Para se t’ju japim recetën, po ju rendisim përfitimet e shumta të finokut dhe çfarë bën ai në organizëm: mbron kockat, përmirëson lëkurën, ndihmon tretjen, ul presionin e gjakut, parandalon qelizat kancerogjene, mbron zemrën nga sëmundjet, përmirëson shikimin dhe ndihmon nënat e reja me prodhimin e qumështit.

Përbërësit për 4 persona

2 lugë gjelle vaj kokosi, ose ulliri;

1 qepë e grirë hollë;

2 finokë tëë prerë e pastruar;

1 gotë lëng pule;

2 mollë të prera dhe qëruara;

Timo për shije, kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja

Skuqni fajin në një tigan të madh. Hidhni qepën e grirë dhe lereni të skuqet pak sa të zbutet për 10-15 minuta. Shtoni finokun dhe mollët dhe ziejini për 10 minuta derisa të zbuten e marrin ngjyrë të lehtë kafe. Shtoni lëngun e pulës, kripë, piper dhe timo. Përbërjen hidheni në një mikser dhe grijeni sa të bëhet një masë homogjene dhe kremoze.

Ju bëftë mirë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial