8 Arsye Pse Duhet të Konsumoni më Shumë Rrepa

8 Arsye Pse Duhet të Konsumoni më Shumë Rrepa

Nuk mund ta besoni se sa shumë përfitime mund të merrni nga një rrepë e vetme. Nëse keni nevojë për një shtysë për t’i përfshirë në dietën tuaj po ju rendisim më kryesoret.

1. Janë të pajisur me shumë antioksidantë të cilët luftojnë për ju radikalet e lira që shkaktojnë kancerin;

2. Ulin inflamacionin në trup. Duke qenë se inflamacioni është shkaktar për shumë sëmundje dhe rënien e imunitetit, shtoni dozën e rrepave;

3. Përmirëson shëndetin e zemrës. Studime të shumta kanë provuar se konsumi i rrepave përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e lartë;

4. Detoksifikon – Konsumi i shpeshtë i rrepave ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe e mbron trupin tuaj nga toksinat;

5. Ndihmon trurin duke luftuar dhe ngadalësuar plakjen e tij dhe prekjen nga sëmundje të tilla si Alzaimer dhe Parkinstoni;

6. Konsumi i rrepave përmirëson tretjen. Me sasinë e fibrave që përmban ndihmon në një tretje shumë të mirë;

7. Përmirëson aktivitetin fizik. Nëse ushtroheni shpesh, konsumi i rrepave ju ndihmon duke ju dhënë energji me shumë pak kalori;

8. Ndihmon në rënien në peshë. Konsujmi i rrepave ju krijon shpejt ndjenjën e ngopjes me shumë pak kalori dhe duke përmirësuar tretjen konsumi i rregullt i tyre do t’ju ndihmojë të hiqni disa kalori.

PS. Si ti gatuani për të marrë vlerat maksimale: Ziejini në avull më pak se 20 minuta.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial