Salcë Ullinjsh për të Lëpirë Gishtat

Nëse jeni mërzitur së ngrëni ullinj, bëjini salcë. Është e shijshme…shkon me bukë të thekur, të zezë dhe mund ta servirni në çdo vakt për t’i shoqëruar me çdo gjë, pa u shqetësuar për kaloritë.
Përbërësit
2 gota me ullinj, të zinj dhe jeshil sipas dëshirës;
½ gotë me domate të thara;
Kaperi sipas dëshirës;
1/2 lugë kafe kripë;
½ lugë kafe piper;
½ lugë kafe pluhur hudhre;
½ lugë kafe plihur qepe;
1 lugë çaji rigon;
1 filxhan kafe gjethe të freskëta borzilok;
1 filxhan kafe gjethe të freskëta majdanoz; dhe
2 lugë gjelle vaj ulliri.
Përgatitja
E thjeshtë fare: Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përzieni derisa të keni një masë homogjene, të bukë dhe kremoze. Ju bëftë mirë.


You must be logged in to post a comment.