Vlerat e Panjohura të Mandarinave

Vlerat e Panjohura të Mandarinave

Të stinës, të shijshme, të ëmbla dhe tepër ekonomike. Mandarinat janë ato që ju duhet në stinën e dimrit dhe po ju argumentojmë pse: parandalojnë formimin e gurëve në veshka, përmirësojnë imunitetin dhe ulin kolesterolin.

Si të gjitha agrumet, mandarinat janë të pasura me vitaminë C dhe vetëm një kokër ju siguron 26% të dozës ditore. Pra me vetëm 4 kokrra mandarina, siguroni dozën e duhur të vitaminës C që ju duhet për të përballuar gripin e stinës dhe sëmundje të tjera respiratore.

Por mandarinat janë të pasura edhe me antioksidantë të fuqishëm, që luftojnë radikalet e lira dhe luftojnë inflamacionin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Të pasura edhe me fibra, mandarinat ndihmojnë tretjen dhe ulin rrezikun e problemeve të stomakut dhe zorrëve. Mbi të gjitha ato parandalojnë formimin e gurëve në veshka si dhe mbrijnë zemrën.

Një shkrim i botuar në ‘Chemistry Central Journal’ vuri në dukje se flavonoidet që gjenden në agrumet mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, të cilat të dyja janë faktorë kryesorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Për më tepër, një studim tjetër jashtë Japonisë analizoi dietat e mbi 10,000 burrave dhe grave dhe raportoi se konsumimi i shpeshtë i agrumeve lidhej me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial