Pse Ngrohja e Ushqimeve në Mikrovalë është një Ide e Keqe

Pse Ngrohja e Ushqimeve në Mikrovalë është një Ide e Keqe

Personalisht mirovalën e kam hedhur. Nuk po ju sugjeroj të bëni të njëjtën gjë, por pasi të ngrohni e ringrohni ushqimet në të, pasi të lexoni këtë shkrim mendohuni dy herë. Në fakt nuk është diçka e re, pasi bazohet në një studim të bërë në vitin 2003 por duhet ta ritheksojmë për të marrë më të mirën nga ushqimet.

Sipas këtij studimi, të botuar në 15 Tetor 2003 në Gazetën shkencore ‘Shkenca e Ushqimit dhe Bujqësia’ https://onlinelibrary.ëiley.com/doi/abs/10.1002/jsfa.1585 , u provua se brokoli e zierë, pasi u ringroh në mikrovalë humbi 97% të vlerave ushqyese. E çfarë ta duam më një ushqim të tillë? Është e kotë të pretendosh se ha shëndetshëm kur ajo që konsumon nuk ka asnjë vlerë ushqyese?

Po kështu, një studim në Japoni provoi se ringrohja e qumështit në mikrovalë bëri që atij ti humbasin 40% të vitaminës B12 dhe nutrientëve të tjerë.

Ndaj shmangni sa më shumë ringrohjen e ushqimeve, përdorni alternativa të tjera, e sigurt që do të përfitoni shumë më shumë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial