3 Llojet e Njerëzve që nuk duhet të Konsumojnë Xhinxher

Xhinxheri është një superushqim dhe duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme por, kjo nuk vlen për të gjithë.
Edhe pse ajo përdored masivisht për të reduktuar simptomat e gripit, ulur inflamacionin për të përmirësuar tretjen apo për shëndetin e zemrës, tre kategori njerëzish nuk duhet ta konsumojnë. Po kush janë ata?
1. Personat me çrregullime në gjak
Nëse keni një sëmundje genetike gjaku, ose jeni një person që keni gjakderdhje të kollajtë, më mirë mos përdorni xhinxher pasi ai ndihmon në qarkullim të shpejtë të gjakut.
2. Personat që janë nën peshë
Konsumi i xhinxherit ndihmon tretjen dhe për pasojë rënien në peshë, ndaj nuk sugjerohet që të konsumohet nga personat që janë nën peshë. Konsumi i xhinxherit kur jeni në peshë, dikon keq edhe mund të sjellë edhe rënie të flokëve dhe reduktim të masës muskulare.
3. Personat që marrin disa ilaçe
Xhinxheri nuk duhet konsumuar as nga disa persona që marrin disa ilaçe të caktuara, për shembull ilaçe për uljen e tensionit apo diabetit. Medikamente të tjera që nuk duhen marrë bashkë me xhinxher janë disa anti-koagulantë, pasi xhinxheri ka efekt në hollimin e gjakut.
You must be logged in to post a comment.