Çfarë ndodh me Trupin, kur bëni Ecje Çdo Ditë

A e dini që 30 minuta ecje çdo ditë është ushtrimi më i lehtë dhe i shëndetshëm që mund të bëni?
Mbi të gjitha, ka ndikim fantastik tek shëndeti mendor dhe fizik si dhe ju ndihmon të jeni në formë. Ndaj nëse keni një palë atlete të rehatshme, çfarë prisni? Dilni dhe bëni ecjen tuaj ditore. Studimet e fundit provuan se ecja ndihmon zemrën dhe ul mundësinë e sëmundjeve me 31%, plus ul rrezikun e vdekshmërisë me 32% sipas Universitetit të Harvardit. Kështu, nëse jeni tipa që nuk lëvizni, bëni mirë të ndryshoni qëndrim dhe të ulni rrezikun e sëmundjeve.
Niseni duke bërë të paktën 10.000 km në javë, të jeni të sigurt që pas një jave do të kërkoni të bëni më shumë. Mos u sforconi, mjafton të bëni një ecje të shpejtë, me rritëm dhe në këtë mënyrë nuk dëmtoni as këmbët apo gjunjët. Shkurtimisht, 5 përfitimet që do të keni>
- Mushkri më të forta;
- Zemër më të fortë;
- Shëndet më të mirë mendor;
- Tretje të mirë; dhe
- Presion normal gjaku.


You must be logged in to post a comment.