Mos i Qëroni Kivit, Lëkura Është ajo që ju Duhet

Mos i Qëroni Kivit, Lëkura Është ajo që ju Duhet

U çudita shumë kur një miku im nga Turqia më serviri një pjatë me fruta të ndryshme, pjesë e të cilës ishin dhe kivit e prera por të paqëruara.

I konsumova siç ishin (nga zori) dhe çuditërisht nuk më ‘shpuan’ apo ishin të bezdisshme në gojë. Ngjanin më tepër si lëkura e dardhës.

Kur e pyeta si mund të servireshin të tilla, më tha shkurt: antioksidantët dhe vitaminat janë të përqendruara aty.

Studimet e shumta shkencore për të mirat e mëdha të Kivit provuan se përqendrimi më i lartë i vitaminave C dhe E ishte në lëkurë. Por mbi të gjitha edhe antioksidantët e këtij fruti ishin pjesa më e madhe aty.

Ndaj kur ta konsumoni një kivi, përpiquni ta hani me lëkurë. Lajeni mirë dhe ato pjesë që ju duken si të ashpra ikin ose zbuten dhe ndajeni në pjesë. Në këtë mënyrë lëkura ndihet më pak për ata që i bezdis.

Kini parasysh se kivi ka vlera më të larta ushqyese dhe antioksidantë të shumtë kur është e butë, jo e fortë.

Arsyet pse duhet të hani një kivi në ditë janë: përqendrimi i lartë i vitaminave C dhe E, ka shumë antioksidantë, ndihmon tretjen, lufton qelizat malinje, forcon kockat dhe zemrën. Përmirëson tretjen dhe frymëmarrjen.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial