6 Arsye pse Nuk Duhet të Hidhni Lëkurat e Qepëve dhe Hudhrave

Mund të duket e çuditshme por mos i hidhni lëkurët e qepëve apo hudhrave kur i qëroni. Ato kanë shumë përdorime dhe përfitime fantastike për shëndetin.
A mund ti hani lëkurët e qepëve apo hudhrave? Ndosht jo, por kjo nuk do të thotë që ti hidhni në plehra. Ja si mund t’i përdorni.
1. Hidhini në supa që të forconi shijen
Kur bëni supë, mos harroni që të hidhni pak lëkurë qepe apo hudhre (në varësi të supës). Kjo mënyrë forcon shijen e supës si dhe shton vitamat e saj. Mos harroni të hiqni lëkurët kur ta servirni. Të njëjtën gjë mund të bëni kur gatuani oriz apo pjata të ndryshme.
2. Përdorini për salca
Nëse do të bëni salca të ndryshme për mishin e viçit, pulës apo për zarzavate të ndryshme. Si ti përdorni? Ziejini në shumë pak ujë me perimet e tjera dhe bëjini pjesë të salcës apo supës.
3. Përdorini në tava të ndryshme për shije
Përdorini gjatë pjekjes së tavave të ndryshme. Jo vetëm që do të shtojnë shijen e pjatës tuaj, por edhe antioksidantët.
4. Bëni çaj anti-inflamator
Zieni lëkurët e qepëve për 10 minuta. Më pas hiqini dhe konsumoni lëngun si çaj. Ky çaj ndihmon të lehtësojë dhembjen e muskujve si dhe të flni më mrë.
5. Qetësoni lëkurën e irrituar
Nëse keni një lëkurë të skuqur nëse aplikoni një ujë ku për disa orë keni lënë lëkurët e qepëve dhe hudhrave, ndihmon në qetësimin e menjëhershëm. Kjo përbërje ka veti anti-mikrobike, anti-inflamatore dhe anti-mukotike.
6. Ruajini dhe përdorini si pleh për bimët
Nëse nuk i përdorni për arsye kulinare, atëherë përdorini në kopështin tuaj, ose vazot me bimë të ndryshme që mund të keni në ballkon. Ato ju japin bimëve nutrientë shtesë si kalçium, potas apo fosfor.
Si ta përgatisni? Në një shishe me ujë shtoni 1 qepë me lëkurë dhe 3 hudhra po me lëkurë. Përziejini mirë dhe lerini për 24 orë në një vend të errët. Më pas, hiqni lëkurët dhe ujisni lulet.
You must be logged in to post a comment.