Mrekullitë e Rukolës për Zemrën, Trurin dhe….

Mrekullitë e Rukolës për Zemrën, Trurin dhe….

A e dini që rukola bën mrekulli për shëndetin. Ajo gjethja e vogël plot shije ju ndihmon më shumë se sa mund ta imagjinoni. Më poshtë po ju japim disa përfitime për shëndetin që do t’ju bëjnë të shihni rukolan më sy tjetër.

Lufton kancerin

Rukoa përmban fitonutrientë që luftojnë qelizat kancerogjene. Ka veti të larta anti-inflamatore dhe studimet e fundit provojnë që konsumi i përditshëm i saj ul rrezikun e prekjes nga kanceri.

Mbron shikimin

Konsumi i rukolës ju ndihmon që të keni një shikim të mirë edhe me kalimin e moshës. Rukola nuk lejon degjenerimin indeve të syrit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Rukola ul presionin e gjakut me vetitë e saja anti-inflamatore. Ajo ju ndihmon të mos prekeni nga sëmundjet e zemrës dhe parandalon atakun.

Forcon kockat

Vetëm një sallatë me rukola ju jep dozën e duhur ditore të vitaminës K. Kjo e bën atë një ushqim fantastic për ata që kanë mungesë të kësaj vitamin. Ndërkohë që studimet tregojnë të gjithë ata që kanë nivele të larta të vitaminës K kanë kocka të forta.

Ndihmon uljen në peshë

Duke qenë se është një perime pa shumë kalori por plot me nutrientë, rukola me anti-oksidantët e shumtë që ka ju ndihmon të bini në peshë. Një kupë rukola ka vetëm 20 kalori.

Ndihmon tretjen

Si të gjitha perimet gjethe-gjelbëra edhe rukola ndihmon në një tretje më të mirë që përkthehet në imunitet më të mirë.

Ju jep vitaminat dhe mineralet që ju duhen

Rukola është plot minerale dhe vitamina. Ajo përmban folate, vitamina B që ndihmon shumë të luftojë qelizat e këqija.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial