5 Arsye pse Duhet të Konsumoni më Shumë Kunguj

Tregu është plot me kunguj dhe ka shumë arsye përse duhet ti konsumoni (jo vetëm për Hallouin).
1. Ka shumë vitaminë A dhe Antioksidantë
Vlerat e kungujve të dimrit janë të mëdha. Ato përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë inflamacionin, qelizat e këqija dhe reduktojnë disa tipe kanceri si ai i prostatës dhe zorrës së trashë. Duke qenë se ka shumë vitaminë A, ai mbron zemrën, sistemin nervor dhe sytë.
2. Burim i vitaminave C dhe E
Vitamina C që gjendet tek kungujt ndihmon lëkurën dhe përmirëson sistemin imunitar dhe atë neurologjik.
Ndërsa vitamina E ju jep mbrojtjen e duhur ndaj sëmundjeve të zemrës, Alzaimerit dhe problemet me lëkurën.
3. Rregullon shëndetin e zemrës, presionin e gjakut
Një kupë me kungull përmban edhe potas, një vitaminë që ul ndjeshëm rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe ul hipertensionin.
4. Përmban fibra dhe përmirëson sistemin e zorrëve
Studimet kanë treguar se nëse konsumoni nivele të larta të fibrave, ulni rrezikun e obezitetit, prekjen nga diabeti dhe përmirësimin e shëndetit të zorrëve. E mira e konsumit të fibrave është se të ngopin dhe nuk shëndoshin.
5. Ju siguron dozën e Magnezit që ju duhet dhe Koperit
Nëse do të përfshini në dietën tuaj kunguj, është e sigurt që do të ndihmoni kockat dhe do të reduktoni humbjen e masët kockore me kalimin e viteve. Po kështu, Koperi ju ndihmon të prodhoni më shumë kolagjen që ju duhet në çdo kohë.


You must be logged in to post a comment.