Si të Humbni Peshë pas të 40-tave

Si të Humbni Peshë pas të 40-tave

Të humbësh peshë pas të 40-tave është një sfidë e madhe por ja që ka një zgjidhje dhe një mënyrë jetese që ju kthen pas në kohë… pse jo tek të 30-tat.

Si ta bëni? Po ju tregojmë disa ‘hile’ të vogla.

Pastroni dietën

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të pastroni frigoriferin, dollapët nga çdo ushqim ‘i pisët’.

Hiqni ushqimet e gatshme, ato gjysëm të gatshme, ëmbëlsirat, patatinat, pijet me gas. Në vent të tyre zgjidhni fruta dhe perime të freskëta, mundësisht konsumojini të pa gatuara, apo të gatuara pak. Shtoni konsumin e sallatave, peshkut, kosit dhe thjerrëzave. Zhdukni çdo lloj vaji vegjetal, misri dhe përdorni vetëm vaj ulliri ekstra të virgjër. Mundohuni të mos hani për 13-16 orë, pasdite dhe natën.

Gatuani vetë

Nëse gatuani vetë mund të kontrolloni më së miri kaloritë. Konsumoni fruta të freskëta dhe të thata.

Zhvilloni aktivitet fizik

Që të mbani masën muskulore çka ju ndihmon përgjatë gjithë jetës, zhvilloni aktivitet fizik. Zgjidhni çfarë ju përlqen ju, yoga, ecje, not, biçikletë, etj. Mundohuni të stërviteni çdo ditë. Kjo jo vetëm do tju sigurojë masën e duhur muskulore por edhe ndihmojë zemrën, trurin dhe sistemin imunitar.

Flini sa duhet dhe menaxhoni stresin

Gjumi është thelbësor në jetën pas 40-tave. Ju mban nën kontroll hormonet. Por njëherësh duhet të kontrolloni edhe stresin. Të dy kanë ndikim shumë të rëndësishëm në jetë dhe nëse nuk menaxhohen si duhet ndikojnë në rritjen në peshë dhe kequshqyerje.

Nëse do të bëni këto hapa është e sigurt që nuk do të merrni peshë pas 40-tave.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial