Hajini Frutat Mos i Shtrydhni!!!

Ka disa arsye përse frutat duhet të konsumohen ashtu siç janë dhe jo të shtrydhura. Ndonësee njerëzit tentojnë të konsumojnë lëngje për të marrë sa më shumë vitamina në një gotë si dhe për të kursyer kohë.
Frutat përmbajnë fibra, vitamina, minerale dhe fitokimikate që të gjitha së bashku kanë efekte magjike në organizëm si në uljen e kolesterolit, presionit të gjakut apo ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene, të ulë inflamacionin the t’ju mbajë larg nga sëmundjet e zemrës. Disa nga tërë këto të mira ‘reduktohen’ në procesin e shtrydhjes.
“Fruti nëse konsumohet si i tërë ka më shumë vlera ushqyese se sa lëngu i tij,” thotë Dr. Kristi Croue, professor ne Universitetin e Alabames. Sipas tij, vlerat antioksidante dhe fibrat janë më të ulëta kur frutat shtrydhen dhe mbi të gjitha frutat kur konsumohen si të tëra kanë 35% më pak sheqer.
Sipas Dr Croue, mollët, portokallët, shegët apo rrushi kanë 23 deri në 54 % më shumë antioksidantë si fruta se sa lëngu i tyre.
Po ashtu duhet patur parasysh se konsumi i më shumë se sa 3 gotave të frutave të shtrydhura në javë lidhet më një risk të shtuar të zhvillimit të diabetit Tipi 2.
Për tu përmendur është edhe fakti se fibra e frutave që ul kolesterolin, shpesh ulet ndjeshëm kur fruti shtrydhet.
Përfundimi: Hani frutat, mos i shtrydhni për tu marrë atyre dozën më të lartë të antioksidantëve dhe fibrat që mbrojnë zemrën.
You must be logged in to post a comment.