6 Frutat që Ju Rinojnë

6 Frutat që Ju Rinojnë

Ndonëse të gjithë frutat kanë në përbërjen e tyre vitamina e fibra të domosdoshme për shëndetin, gjashtë prej tyre bëjnë mrekulli. Ju rinojnë, luftojnë sëmundjet dhe çdo inflamacion në trup.

Manaferrat

Në fakt në këtë grup futen disa fruta të ndryshme si manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat. Të gjitha janë të pajisura me anti-oksidantë të shumtë, fibra dhe vitaminë C. Studimet e shumta e lidhin konsumin e këtyre frutave me luftimin e suksesshëm të sëmundjeve të zemrës, Alzaimerit dhe diabetit.

Mollët

Është e vërtetë ajo që thuhet për mollët se ‘një në ditë mban doktorin largg’. Një studim i kryer në mbi 35.000 gra tregoi se konsumi i mollëve lidhej direkt me risk të ulët të prekjes nga sëmundjet e zemrës. Ato gjithashtu luftojnë të gjitha mikrobet në zorrë.

Frutat me bërthamë

Të gjitha frutat me bërthamë si qershitë, pjeshka, kajsitë dhe kumbullat kanë nivel të lartë fibrassh, vitaminë C dhe potas. Për shembull, qershitë ulin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, kolesterolin e keq dhe tensionin.

Rrushi

Rrushi është i pasur me vitamina C dhe K si dhe shumë fitokimikate, veçanërisht ai i kuq. Kjo është arsyeja se pse konsumi në mënyrë të moderuar i verës së kuqe lidhet me përmirësimin e shënderit të zemrës. Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit provoi se gratë që konsumonin rrush ose pak verë të kuqe kishin nivele më të ulëta inflamacioni në trup.

Portokallet/Limonat

Janë fruta me nivele të larta vitamin C. Ato gjithashtu përmbajnë fibër, potas, kalçium, vitamina B, etj.

Shegët

Farat e vogëla të shegëve kanë përfitime të mëdha. Ato kanë shumë fibër, vitamina C, K potas dhe fitokimikate. Të gjithë nutrientët e tyre kanë provuar se shegët ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe mbajnë nën kontroll kolesterolin e keq.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial