Farat e Kungullit ‘Ilaçi’ i Diabetit dhe Sëmundjeve të Zemrës

Është koha e kungujve. Nëse edhe ju do të bëni disa zbukurime për festën e Hallouiniy, mos harroni që të ruani farat, ti thani e ti konsumoni.
Pasi të lexoni përfitimet e tyre nuk do t’i ndani më.
Përfitimet
Janë plot me antioksidantë
Luftojnë qelizat e para të kancerit, ju mbrojnë nga stresi i përditshëm, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Sipas një studimitë ‘Kërkimeve Shkencore Farmaceutike’, farat e kungullit ulën ndjeshëm inflamacionin në trup dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet. Këto u vërtetuan tek testet tek minjtë.
Mbrojnë zemrën
Për shkak të niveleve të lart të magnezit dhe potasit si dhe yndyrnave të shëndetshme, farat e kungullit mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun e dëmtimit të koronareve, ulin kolesterolin, tensionin e lartë dhe rrisin kolesterolin e mirë.
Stabilizojnë Sheqerin në gjak
Një nga benefitet e mëdha të farave të kungullit është normalizimi i nivelit të sheqerit në gjak, çka parandalon diabetin. Të pasura me fibra ato mbajnë në kontroll tensionin.
Ndihmojnë për një gjumë të mirë
Nëse vuani nga pagjumësia shtoni në dietën tuaj disa fara kungulli. Ato ndihmojnë ndjeshëm në cilësinë e gjumit për shkak të amino acideve që përmbajnë, përfshrë serotoninën, melatoninën dhe niacinën.
Ndihmojnë në luftën ndaj kancerit
Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, farat e kungullit parandalojnë krijimin e radikaleve të lira.
Sipas një studimi të bërë, farat kishin përmbajtje anti-kancerogjene dhe luajnë një rol shumë pozitiv në luftën ndaj kancerit të gjirit. Sipas një shkrimi të publikuar në ‘Internationall Food Research’ një dietë e pasur me fara kungulli lidhet me risk të ulët të kancerit të gjirit, stomakut, mushkrive dhe kancerit të zorrës së trashë.
You must be logged in to post a comment.